Elmi Aziri: Qeveria të rimbursoj vlerën e TVSH-së për instalimin e impianteve fotovoltaike
Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ndaj masave të fundit të ndërmarra të Qeverisë sa i përket krizës energjetike. Deputeti i kësaj partie, Elmi Aziri tha se, këto masa të ndërmarra janë rezultat i trysnisë dhe presionit që po i ushtrojnë qeverisë aktuale, kompanitë e mëdha që furnizohen me energji elektrike në tregun liberal, si dhe nga institucionet shtetërore e publike, pushteti vendor etj, transmeton Portalb.mk.
Sipas tij, me vendimin e ditës së djeshme qeveria uli marzhën e tregtimit nga 50% në 20%, por kjo masë është gjysmake, e vakët, e pamjaftueshme.
“Aleanca për Shqiptarët propozon, që pasi shumica e këtyre konsumatorëve që furnizohet nga furnizuesi i mundësisë së fundit ( sipas deklaratave të eksponentëve qeveritar) janë pushteti lokal, kopshte për fëmijë,shkolla fillore e të mesme, fakultete, institucione publike me status të rënduar financiar, spitale etj…, që këta konsumatorë deri në përfundim të krizës ekonomike tu mundësohet që të furnizohen me energji elektrike nga furnizuesi universal ku çmimet janë më të përballueshme për këta subjekte, fundja bëhet fjalë për subjekte që drejtpërdrejtë ose tërthorazi financohen nga buxheti shtetëror e taksat e tatimet që paguajnë qytetarët e këtij vendi “, deklaroi Aziri.
Në lidhje me uljen e marzhës së tregtimit për operatorët energjetik për konsumatorët e mëdhenj deri në masën prej 10 %, Aleanca për Shqiptarët e fton qeverinë që së bashku me përfaqësuesit e këtyre kompanive të ulen të bisedojnë e ti koordinojnë oraret e punës me oraret kur Elektranat e MV kanë tepricë të energjisë elektrike, të cilën tepricë të energjisë elektrike mos ta nxjerrin në shitje përmes prokurorimit por me atë çmim tua ofrojnë kompanive të mëdha që furnizohen nga furnizuesit në tregun liberal , pasi çmimi i prokurimit është më i lirë nga ai që ofron tregu liberal.
“Lidhur me këtë temë, pasi ka një interesim e nevojë imediate për instalin të impianteve fotovoltaike nga subjekte komercial, Aleanca për Shqiptarët i propozon qeverisë që të rimbursoj vlerën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për investimin e bërë për këto projekte nga kompanitë komerciale. Ndërsa për konsumuesit familjarë, Aleanca për Shqiptarët i propozon qeverisë që të mbulojë interesin bankar për kreditë e marra të lidhura me këto projekte nga kjo kategori konsumuese”, shtoi Aziri.
Aleanca për Shqiptarët po ashtu, e ftoi qeverinë që të mundësojë rishikim vjetor të bilancit të energjisë së prodhuar e asaj të konsumuar nga këta konsumatorë familjar që kanë vendosur impiante fotovoltaik, pasi në këtë formë maksimalizohet vlera përfituese për konsumatorët familjar.
- LEXO: Nuk do të ketë nevojë për leje nga komunat për të instaluar fotovoltaikë për prodhimin e energjisë elektrike, ndryshimet në Ligjin për ndërtim kalojnë në Kuvend
- LEXO: Për vendosjen e fotovoltaikëve mbi çati dhe prodhim të energjisë personale u nevojiten 8.000 euro, por vështirë merret leje
- LEXO: RMV, numri i termocentraleve fotovoltaike për një vit është rritur për 28, sivjet ka investime të përforcuara (Infografik)