BE-ja kërkoi pesë vite përditësime për smartfonët

Ligjvënësit Evropianë propozuan aplikimin e disa rregullave për smartfonët e shitura në rajon. Autoritetet rregullatore sugjeruan se prodhuesit e smartfonëve duhet të ofrojnë të paktën 5 vite përditësime sigurie dhe tre vite përditësime të sistemit operativ për pajisjet e tyre, shkruan PCWorld.al.

Mbi të gjitha BE-ja tha se përditësimet e sigurisë dhe sistemeve operative duhet të arrijnë përdoruesit brenda dy muajsh nga debutimi i tyre.

Nëse implementohet këto rregulla do të ndryshojnë në mënyrë fundamentale mënyrën sesi prodhuesit e pajisjeve Android menaxhojnë mbështetjen e softuerit për pajisjet e tyre.

Samsung dhe Gooogle janë të vetmet kompani që premtojnë 5 vite përditësime sigurie për telefonat e tyre. Gjithashtu jo të gjitha pajisjet përfitojnë prej kësaj politike.

Samsung gjithashtu ofron 4 vite versione të reja Android për pajisjet e segmentit të lartë. Google dhe brendet e tjera ofrojnë vetëm tre ose më pak versione të reja Android.

Një rregullimi i tillë do të detyronte kompanitë të ofrojnë përditësime për një kohë më të gjatë edhe për pajisjet buxhetore jo vetëm ato premium. Zakonisht është ky segment që nuk ka mbështetjen afatgjatë nga prodhuesit e smartfonëve.

Rregullorja e re ka për qëllim të rrisë jetëgjatësinë e smartfonëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button