Crypto.com nuk do të sponzorojë më UEFA-n për Champions League

Crypto.com nuk do të sponzorojë më Uefa-n për Champions League. Marrëveshja e cila kishte vlerën prej 428 milionë funtash dhe duhej të zgjaste pesë sezone, u prish për shkak shqetësimeve për rritjen e kriptove, shkruan BBC, transmeton Portalb.mk.

Faqja e këmbimit të kriptomonedhave ishte vendosur të zëvendësonte Gazprom pasi UEFA ndërpreu lidhjet me ofruesin rus të energjisë për shkak të luftës në Ukrainë. Këto ndryshime mendohet se lidhen me kufizimet e mundshme ligjore tregtare.

Gjatë viteve të fundit kemi parë gjithnjë e më shihmë marrëveshje sponsorizimi të futbollit që po konfirmohen. Chelsea dhe Atletico Madrid nënshkruan një marrëveshje me platformën tregtare WhaleFin dhe Manchester City do e kenë OKX si partnerin e tyre të veshjeve të stërvitjes.

Sipas UEFA-s, sektori i kriptomonedhave ka ndihmuar pjesërisht klubet të mbushin rrjedhat e të ardhurave që u humbën si rezultat i pandemisë. Por, kritikët thonë se ka shqetësime për paqëndrueshmërinë e tregut të kriptove.

Pavarësisht këtyre marrëveshjeve fitimprurëse të sponsorizimit, Bitcoin ka rënë pothuajse 70% nga niveli i tij historik i nëntorit 2021, Ethereum ka rënë më shumë se 70%, dhe disa shkëmbime kriptosh kanë pushuar nga puna shumë punëtorë. Sipas shefit ekzekutiv Kris Marszalek, në qershor, Crypto.com shkurtoi pothuajse 5% të fuqisë punëtore, rreth 260 punonjës.

Crypto.com është platformë e kriptove e cila ka më shumë se 10 milionë përdorues në mbarë botën. Faqja, e cila ka selinë globale në Singapor, ka gjithashtu marrëveshje sponsorizimi me Formula 1, Kampionatin Botëror të Hokejit në Akull dhe Kupën e Botës FIFA 2022 në Katar.

Ajo gjithashtu ka shumë marrëveshje të mëdha sponsorizimi në sportet amerikane, duke i përfunduar përpjekjet e saj të marketingut në fillim të këtij viti me një reklamë që shfaq legjendën e basketbollit Lebron James që u transmetua gjatë mbulimit televiziv të Super Bowl.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button