Gjykata në RMV e ka hedhur poshtë nismën për ngritje të procedurës për Ligjin e lojërave të fatit dhe lojërave argëtuese
Gjykata Kushtetuese në seancën e sotme e ka hedhur poshtë iniciativën për fillimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së një neni të Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese, raporton MIA.
“Gjykata Kushtetuese e ka hedhur poshtë iniciativën për fillimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 7 paragrafi 3 të Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat zbavitëse (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 24/2011, 52/2011, 148/2011, 74/2012, 171/2012, 27/2014, 139/2014, 61/2015, 154/2015, 23/2016 dhe 178/2016”, bën të ditur Gjykata Kushtetuese.
Parashtrues i nismës është Shoqata e avokatëve Debarliev, Dameski dhe Qeleshoska, e cila mendon se Republika ka vendosur monopol ndaj lojërave të fatit elektronike dhe të internetit, gjegjësisht të drejtën ekskluzive për organizimin e lojërave elektronike të fatit dhe lojërave të fatit në internet.
Sipas konstatimeve në iniciativë, me dispozitën ligjore të përcaktuar në këtë mënyrë, Republika i pengon organizatorët e lojërave të fatit të fitojnë të drejtën e organizimit të lojërave të fatit elektronike dhe në internet, gjë që bie ndesh me nenin 55 të Kushtetutës, me të cilin parashikohet që tregu i lirë dhe sipërmarrja mund të kufizohen me ligj vetëm për mbrojtjen e Republikës, natyrës, mjedisit dhe shëndetit të njerëzve dhe në kundërshtim me parimin bazë sipas të cilit ndalohen monopolet.
Gjyqtarët kushtetues në seancën e sotme nuk kanë inicuar procedurë për vlerësimin e ligjshmërisë së Vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për rekomandime parandaluese, masa të përkohshme, masa të urdhëruara, protokolle të dedikuara, plane dhe algoritme për veprim për mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga sëmundja infektive KOVID-19 e shkaktuar nga virusi SARS-CoV-2, rastet dhe periudha kohore e aplikimit të tyre, të paraqitura nga Sindikata e pavarur për srsim, shkencë dhe kulturë e Republikës së Maqedonisë (SASHK).
- LEXO: Ndryshime ligjore për pikat e basteve dhe kazinotë në Maqedoninë e Veriut
- LEXO: Protesta në Tetovë, Antibixhozi kërkon që presidenti të mbledh liderët e partive politike dhe të zgjidhin problemin me bixhozin (VIDEO)
- LEXO: Sot protestohet në Tetovë kundër hapjes së kazinosë afër çerdhes “Rinia”
- LEXO: Protesta e nesërme në Tetovë kundër kazinosë përkrahet nga parti dhe institucione
- LEXO: Tetovë, po hapet kazino në afërsi të një çerdheje, paralajmërohen protesta
- LEXO: Lëvizja Antibixhoz: Kryeministri se mbajti fjalën, u mbyll një kazino, u hapën shumë tjera
- LEXO: RMV, Anti Bixhozi politikanëve: Boll u pasuruat duke ju bë dëm qytetarëve, të mbyllen kazinot tërësish!
- LEXO: RMV, Lëvizja Anti Bixhoz: Propozim ligji është i papranueshëm, kërkojmë distancë prej 3 kilometrave, larg vendbanimeve!
- LEXO: Tetovë, mijëra qytetarë bashkë me priftërinj e hoxhallarë kërkuan të largohen kazinot 3 km larg vendbanimeve (VIDEO)
- LEXO: Takimi “Anti-bixhoz” – Ahmeti: Kazinot do të jenë 3 kilometra larg vendbanimeve (VIDEO)
- LEXO: Sela pas takimit me Lëvizjen Anti-Bixhoz: Distanca e kazinove të përcaktohet nga largësia e shtëpive, jo e institucioneve
- LEXO: “Anti-Bixhoz”: Xhaferi na premtoi se nuk do ta nënshkruajë ligjin nëse kazino nuk largohen 1km larg institucioneve
- LEXO: Ligji për lojërat e fatit në Maqedoni, deputetët e Lëvizjes BESA premtuan se do të iniciojnë ndryshime
- LEXO: Lëvizja Antibixhoz u takua me Zaevin dhe Tevdovskin: Po shqyrtohen mundësitë për pranim të kërkesave