Padi për 45 vjeçarin në lidhje me shmangien e tatimit

Policia e Maqedonisë së Veriut ka paraqitur kallëzim penal ndaj 45 vjeçarit nga Shkupi në lidhje me shmangien e tatimit duke përfituar qindra mijëra euro, transmeton Portalb.mk.

“Kallëzim penal ndaj 45 vjeçarit A.B. nga Shkupi për shkak të dyshimit për veprën penale “shmangie nga tatimi”. I akuzuari si person fizik – tatimpagues gjatë vitit 2021 përmes transferimit të shpejtë të parave, në disa raste ka pranuar para të gatshme në deviza në vlerë të përgjithshme prej 1.579.834 denarë”, raportoi Policia.

Ai kundërligjshëm nuk ka dorëzuar deklaratën tatimore ne Drejtorinë për të Ardhura Publike duke përvetësuar 157 983 denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button