Instagrami thotë se nuk zbulon asnjëherë lokacionin e saktë të përdoruesit

Instagrami ka thënë se nuk janë të vërteta pretendimet virale që sugjerojnë se lokacioni i vënë në një përmbajtje mund të zbulojë lokacionin ekzakt të përdoruesit, raportoi BBC-ja të premten, transmeton Koha.net.

Postimet që u bënë virale thonin se ndryshimi në “vendndodhja e saktë” në aplikacion në pajisjet iOS dhe Android mund të shpërndajë vendndodhjen ekzakte të dikujt me përdoruesit e tjerë të Instagramit.

Disa thoshin se kjo është rezultat i përditësimit të Instagramit.

Por, Instagrami ka thënë se nuk shpërndahet vendndodhja me përdoruesit e tjerë.

Opsioni për “vendndodhjen e saktë” aktivizohet automatikisht për përdoruesit e aplikacionit që i japin leje për qasje në lokacion. Por, për ata që nuk e kanë të aktivizuar këtë opsion, aplikacioni e identifikon një vendndodhje të përafërt.

“Ne nuk e shpërndajmë vendndodhjen tuaj me njerëzit e tjerë”, tha kreu i Instagramit, Adam Mosseri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button