Policia e paditi 55 vjeçarin për shmangie të tatimit në vlerë prej 236 mijë denarëve
Policia e Maqedonisë së Veriut ka paditur 55 vjeçarin nga Shkupi për shkak dyshimit për kryerjen e veprës penale “evazion fiskal”, raporton Portalb.mk.
“Njësiti për Kriminalitet Ekonomik dhe Kompjuterik pranë SPB Shkup parashtroi kallëzim penal kundër D.S. (55) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale evazion fiskal”, raporton Policia.
Dyshohet se gjatë vitit 2019 përkundër të hyrave prej miliona denarë, nuk e ka paraqitur deklaratën tatimore vjetore në Drejtorinë për të Ardhura Publike.
“I denoncuari, gjatë vitit 2019, për hyrjet e realizuara në mjete në deviza dhe denarë në shumë të përgjithshme prej 2.363.229 denarë nuk i ka paraqitur si të ardhura tjera”, raportoi Policia, duke sqaruar se nuk ka paguar tatim në të ardhura personale prej 236.229 denarë në pajtim me ligjet.