Deari e Jotovski humbën në finale

Shëndrit Deari dhe Tomisllav Jotovski nuk arritën ta kurorëzojnë lojën e shkëlqyer në turneun “Future” në Sharm el Sheik të Egjiptit.

Dyshja nga Maqedonia, të shtunën në mbrëmje në përballjen finale ka humbur nga dyshja argjentinase Sebastian Pini dhe Leandro Portman në dy sete.

Ndryshe, në setin e parë dyshja Deari dhe Jotovski, kanë qenë tepër të ngarkuar psiqikisht duke marrë parasysh faktin se ishin shumë afër sensacionit, me çka ajo ndikoi në humbjen e setit të parë me rezultatin bindës 6-0. Dyshja nga Maqedonia ka pasur pesë herë rast për brejk, por në momentet vendimtare ata dështonin.

Ndryshe, në setin e dytë është zhvilluar një “luftë” e madhe, ku taj-brejkun argjentinasit e fituan me 7-3 për rezultatin përfundimtar 7-6. Kjo humbje assesi nuk duhet të konsiderohet si dështim për dyshen nga Maqedonia, por duhet cilësuar si një sukses të madh duke marrë parasysh konkurrencën në këtë turne.

Nga ana tjetër, edhe Shëndrit Deari, por edhe Tomisllav Jotovski këtë javë do të vazhdojnë garat individuale, ku do të marrin pjesë në turneun e dytë, i cili gjithashtu do të mbahet në Sharm el Sheik të Egjiptit.

Lajme të ngjashme

Back to top button