Videoja me fantazma në Tiktok mund të traumatizojë fëmijët (VIDEO)

Ditëve të fundit në Tiktok është bërë virale një sfidë ku familjarët i trembin fëmijët e tyre duke i mbyllur brenda në dhomë dhe duke ju lëshuar video me fantazma. Portalb.mk kontaktoi psikologen Zemrijet Bela Veselin, e cila na tregoi për atë se cilat mund të jenë pasojat e këtij trendi te fëmija.

Këto video janë duke marrë vëmendje të madhe nga një publik i gjerë, ku shifrat e klikimit arrijnë deri në miliona. Fatkeqësisht në sektorin e komenteve kishte komente të cilët qeshnin me reagimin e fëmijës dhe shumë të tjerët reagonin për sjelljen e familjarëve ndaj fëmijës.

Komentet më të shpeshta që i gjen në videot virale me fantazmat në Tiktok janë “Mos, do e traumatizoni fëmijën tuaj”, “Cila pjesë e videos ju duket për të qeshur? Është e dhimbshme se si po e trembni një fëmijë të pafajshëm”, ndërsa në mes të komenteve mund të gjesh edhe komente si “Oh sa keq. Bëje përsëri!” si dhe “Kjo është shumë për të qeshur”.

Zemrije Bela Veseli - psikologe
Zemrije Bela Veseli – psikologe

“Pasojat janë të shumëllojshme edhe atë duke filluar nga një fëmijë frikacak i cili nuk do të ndahet nga prindërit, ai fëmijë do të ketë frikë nga errësira, nga ambienti përreth dhe çdo vend do t’i duket i rrezikshëm. Kjo frikë mund të ketë pasoja të pashërueshme në të ardhmen si  çrregullime në sjellje, thithja e gishtit, ngrënia e thonjve dhe belbëzimi si pasojë e traumatizimit.” u shpreh Zemrijet Bela Veseli.

Sipas psikologes për ta tejkaluar këtë traumë nevojitet kohë e gjatë për trajtim. Edhe pse frika mund të trajtohet, ajo përsëri mund të lërë gjurmë në trurin e fëmijës. Pasi që nga mosha 3-6 vjet fëmijët nuk mund të perceptojnë dallimin në mes realitetin dhe imagjinatës, çfarëdo që përjetojnë dhe çfarëdo që shohin ata e shohin si realitet.

Zemrijet Bela Veseli gjithashtu shtoi që fëmijët që përjetojnë frikë, ndjenja e sigurisë nuk zhvillohet, vetëbesimi i ulët, mund të ketë çrregullim emocional, socialzim i ulët dhe kjo e çon deri sjellje të papërshtatshme dhe rezultate të ulëta akademike.

@naomineo

Apologised with tears already ? #ghostprank #fyp

♬ suara kuntilanak – solehudin1294

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button