RMV, pas mesnate ndryshojnë çmimet e derivateve
Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit (KRrRE0 i Republikës së Maqedonisë së Veriut njoftoi se pas mesnate do të rriten çmimet e shitjes me pakicë të derivateve të naftës, transmeton Portalb.mk.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 do të rriten për 0,5 denarë/litër. Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) do të rriten për 1,5 denarë/litër. Ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 1,1 den/kg.
Pas mesnate çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
- Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 95 – 89,00 (denarë/litër)
- Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 98 – 91,50 (denarë/litër)
- Naftë motori – ЕURODIZEL BS (D-Е V) – 93,50 (denarë/litër)
- Vaj për djegie – ЕKSTRA I LEHTË 1 (ЕL-1) – 90,00 (denarë/litër)
- Mazut М-1 SU – 51,686 (denarë/kilogram)
Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i lartë për 0,485%.