iPhone 14 është më afër se ç’mendoni, së shpejti eventi i prezantimit
Apple, më në fund ka një datë për prezantimin e iPhone 14. Më 7 shtator është parashikuar eventi që do të hedhë në treg produktin e ri, shkruan Class Lifestyle.
Sipas Mark Gurman të Bloomberg, kompania zhvillon evente të kësaj natyre në pjesën e parë të shtatorit.
Apple do të prezantojë linjën e iPhone 14, që do të përfshijë: iPhone 14 bazë, një iPhone 14 të ri me ekran të madh, një iPhone 14 Pro dhe një iPhone 14 Pro Max.
Pak kohë pas prezantimit, të gjitha produktet e iPhone 14 do të hidhen në treg me çmime promocionale.