Maqedonia e Veriut planifikon të mos ketë kufij me Kosovën, paralajmëroi ministri Osmani
Ministri për Punë të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani, ka paralajmëruar një heqje të kufirit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, transmeton Portalb.mk.
“Maqedonia e Veriut parasheh të mos ketë kufij me Kosovën”, u shpreh Osmani në një intervistë për TV 21, duke vlerësuar që kufijtë tashmë janë vetëm pengesë në qarkullimin e njerëzve dhe mallrave, ato nuk e ruajnë sigurinë e shteteve.
Ai ka shprehur mirëkuptim në lidhje me qëndrimi e Kosovës për mospërfshirjen në Ballkanin e Hapur.
“Ballkani i Hapur duhet kompletuar me shtetet e tjera të rajonit, përfshirë Kosovën”, deklaroi Osmani, duke theksuar që kjo nismë do të jetë e suksesshme në momentin kur të gjithë 6 shtetet e rajonit do të përfshihen aty.
- LEXO: Ja çfarë nënshkruan Kurti dhe Zaevi në Shkup për rrugën e premtuar Tetovë-Prizren
- LEXO: Maqedonia e Veriut dhe Kosova planifikojnë projekt të përbashkët hekurudhor, do të aplikojnë për 700 mijë euro
- LEXO: Pritje disaorëshe në kufi, me gjithë marrëveshjet e Ballkanit të Hapur
- LEXO: Korsi e posaçme për “Ballkanin e Hapur” në kufirin mes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut