CNN shkruan për Ksamilin: Është përrallor
Media prestigjioze CNN ka listuar disa nga vendet më të vizituara për këtë sezon turistik, sidomos për amerikanët. Ksamili ishte një prej tyre.
“Shumë më pak i vizituar nga turistët se Greqia fqinje në jug ose Italia përtej Adriatikut, Gadishulli Ballkanik i Shqipërisë është një sekret që ruhet nga afër mes udhëtarëve të zgjuar,”- shkruan CNN, raporton EN.
Media e përshkruan Ksamilin jo vetëm përrallor, por dhe tepër të lirë. Ushqimi, historia, mikëpritja dhe natyra janë disa nga elementët që e kanë vënë këtë vend në qendër të vëmendjes së amerikanëve.
Sipas përshkrimit, ju mund të shijoni ushqimin e shijshëm dhe të lirë, ndërsa vështroni peizazhin e mrekullueshëm të detit.