Padi për 30 vjeçarin për ndotjen të mjedisit jetësor

Policia e Maqedonisë së Veriut ka paraqitur kallëzim penal ndaj 30 vjeçarit për shkak dyshimeve për ndotje të mjedisit, vepër e dënueshme nga Kodi Penal, transmeton Portalb.mk.

“SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal ndaj 30 vjeçarit E.B. nga Shkupi për shkak ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “rrezikim i mjedisit jetësor dhe natyrës me mbeturina”, e dënueshme në bazë të nenit 230, paragrafi 3 nga Kodi Penal”, raportoi Policia.

Ai kishte kryer shitblerjen e mbeturinave në një vend të improvizuar në Shuto Orizare, përkundër asaj se nuk ishte i regjistruar në Regjistrin Qendror për këtë aktivitet.

Kontrollet ishin realizuar nga Policia, Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe Inspektorati Shtetëror për Mjedis Jetësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button