Prej 19 deri 25 gusht në Shkup do të mbahet Festivali i Filmit Dokumentar Kreativ “MakeDox”
Në katër vende në Shkup do të shfaqen filma çek në kuadër të edicionit të 13-të të Festivalit të Filmit Dokumentar Kreativ “MakDox”, transmeton Portalb.mk.
“Vendi në fokus është Republika Çeke në suaza të programit të Festivalit të Filmit Dokumentar Kreativ „MakeDox”, i cili do të mbahet nga 18 deri më 25 gusht në Shkup”, njoftoi Ministria e Kulturës.
Më 20 gusht do të jetë mysafire nderi Helena Tsheshtikova në “Europe House Skopje”. Aktivitetet do të zhvillohen edhe në Kurshumli An, hapësira para Kurshumli An dhe në Qendrën Kulturore Rinore.
“Programi „Vendi në fokus” do të zhvillohet nën titullin tematik „Eksperimenti i filmit çek – dy, zero, dy, dy” dhe do të përfshijë tetë filma të metrazhit të gjatë dhe disa të shkurtër, të animuar dhe të dokumentuar të animuar që do të prezantojnë më të fundit skenën dokumentare çeke”, bëjnë të ditur nga Ministria.
Filmi i parë që do të shfaqet në këtë edicion është “René – Burgosja e Lirisë” nga regjisorja Helena Tsheshtikova.