Spanja kërkon të ruajë kreun e Grupit B

Spanja e trajnerit Del Bosque do të përballet me Nigerinë në ndeshjen e fundit të grupit ku për të siguruar vendin e parë ata kanë nevojë vetëm për një barazim. Trajneri spanjoll mendohet se do të hedhë në fushë një skuadër të ngjashme me atë të parën ndaj Meksikës, pra formacionin titullar ku ndryshimi i vetëm mund të jetë Victor Valdes në portë. Roberto Soldado me shumë mundësi do të preferohet në majën e sulmit përpara Fernando Torres dhe David Villa që shënuan të dy sëbashku 7 nga 10 golat ndaj Tahitit. Shumë e ndryshme duket situata në krahun tjetër ku Nigerisë së vendit të dytë i nevojitet i njëjti rezultat si ai i Uruguajit.

Trajneri Stephen Keshi nuk do të ketë në dispozicion Ogenyi Onazi për shkak të një dëmtimi në gju, ndërsa në dyshim është sulmuesi Nnamdi Oduamadi, i cili nëse nuk ja del dot të rikuperohet atëherë do të zëvendësohet nga Ideye Brown. Nigeria ka fituar vetëm 2 nga gjashtë ndeshjet e fundit ndërkombëtare megjithatë disfata ndaj Uruguajit 2 me 1 ishte ajo që prishi një ecuri pa humbje prej 19 ndeshjesh. I vetmi takim midis këtyre dy skuadrave i takon Botërorot të 1998 ku spanjollët fituan me rezultatin 3 me 2. John Obi Mikel regjistroi takimin e tij të 50-të me përfaqësuesen e Nigerisë në humbjen ndaj Uruguajit ndërsa Spanja vijnë nga një ecuri prej pesë fitoresh radhazi dhe pas një ecurie prej 24 ndeshjesh pa humbje.

Lajme të ngjashme

Back to top button