Për kontrabandë me migrantë, Policia arrestoi dy persona në Maqedoninë e Veriut
Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar në orët e mbrëmjes dy qytetarë të Shtipit nën dyshimet se kanë kryer kontrabandë të14 migrantëve nga vende të ndryshme, transmeton Portalb.mk.
“Në Gjevgjeli është arrestuar 34 vjeçari D.B. nga Shtipi, kurse më vonë në Gjevgjeli u arrestua 44 vjeçari Z.V. nga Shtipi, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale kontrabandë me migrantë”, raportojnë ga Ministria për Punë të Brendshme.
Ndaj të dyve do të paraqitet kallëzim penal në bazë të nenit 418 nga Kodi Penal.
Policia sqaroi që në ora 21:15 minuta në afërsi të objektit gastronomik në rrugën rajonale Përdejci-Smokvicë në automjetin transportues “Iveco”, janë gjetur 14 persona migrantë nga Siria, India dhe Pakistani.
Personat migrantë janë transferuar në Qendrën Tranzituese për Pranim Vinojug në Gjevgjeli për procedurë të mëtejme, kurse kundër dy personave do të parashtrohet kallëzim penal sipas nenit 418 b paragrafi 2 të Kodit Penal.