Maqedonia e Veriut sipas fuqisë ushtarake ndodhet në vendin e 135 nga 142 shtete në botë

Sipas raportit vjetor të “Global Firepower”, i cili vlerëson fuqinë ushtarake të secilit shtet, Maqedonia e Veriut është në vendin e 135-të nga gjithsej 142 vende që janë marrë parasysh, transmeton Portalb.mk.

E para në listë është SHBA, pasuar nga Rusia, Kina dhe India. Japonia, Koreja e Jugut, Franca, Britania e Madhe, Pakistani dhe Brazili janë gjithashtu në top dhjetë ushtritë më të forta.

Fuqia ushtarake e Maqedonisë së Veriut
Fuqia ushtarake e Maqedonisë së Veriut

Raporti vjetor vlerëson aftësitë ushtarake të vendeve, nga shumëllojshmëria e armëve dhe fuqisë punëtore të disponueshme, te vendndodhja gjeografike dhe fuqia financiare, për të përcaktuar se cilat kombe dominojnë botën për sa i përket fuqisë ushtarake. Në analizë vlerësohen më shumë se 50 faktorë. Shigjetat me ngjyra tregojnë krahasim të tendencave nga viti në vit.

Në rajon, fuqia më e madhe ushtarake është Serbia, e renditur në vendin e 61-të në botë. Menjëherë pas Serbisë është Kroacia, e cila është në vendin e 62-të. Mali i Zi është në vendin e 132, Shqipëria 115, Kosova në vendin e 140 nga 142 shtete të marra në konsideratë. Të fundit në listë janë Islanda dhe Butani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button