Rreth 200 gjoba vetëm në Shkup, 87 për vozitje të shpejtë

Në territorin e Qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 198 masa në kuadër të kontrolleve të intensifikuara në fushën e komunikacionit, ndër të cilat 87 sanksione për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, njofton Portalb.

Siç informoi sot MPB-ja, 18 nga këto masa janë për drejtim të automjetit pa patentë shoferi, 15 sanksione janë për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave, si dhe janë shqiptuar shtatë masa për përdorim të celularit, 10 për drejtim të automjetit nën ndikim të alkoolit, nëntë masa për automjetet e paregjistruara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button