Vendimet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga seanca e 67-të

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot ka mbajtur seancën e 67-të ku u miratua edhe propozim-koncepti për reformat tatimore. Kjo seancë është mbajtur onlajn, transmeton Portalb.mk.

Ministria e Financave i propozoi këto draft-koncepte, në përputhje me Strategjinë për reforma në sistemin tatimor (2021-2025), përmes së cilës planifikohet një sistem më efikas, transparent, të drejtë dhe bashkëkohor, duke u bazuar në teknologjinë digjitale dhe inovacione. Në këto reforma planifikohet edhe përfshirja e “tatimit ekologjik”.

Në këtë seancë gjithashtu u miratua informacioni për kyçje të vendit në programin për Evropë Digjitale – Digital Europe (DIGITAL). Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë është përgjegjëse për këtë nismë.

Përmes këtij programi të ri të Bashkimit Evropian, planifikohet shfrytëzimi i teknologjisë digjitale në biznese, të qytetarët dhe administrata publike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button