Shkup, prej sot çmim më i lartë për ngrohjen qendrore

Prej sot, çmimi i ngrohjes për konsumatorët e kyçur në rrjetin më të madh të ngrohjes në Shkup do të rritet për 14,18 përqind, njoftoi disa ditë më parë kryetari i Komisionit Rregullator për Energji, Marko Bislimovski, transmeton Portalb.mk.

“Në rrjetin më të madh që furnizon mbi 90 përqind të konsumatorëve në Shkup, çmimi rritet për 14,18 përqind. Për konsumatorët e ngrohjes me hekur dhe për energjinë, çmimi rritet për 15,58 përqind dhe për konsumatorët e kyçur në rrjetin e Shkupit Veri, çmimi rritet për 16,31 për qind”, tha Bislimovski pas seancës së Bordit Rregullativ.

Ai gjithashtu dha një shembull se sa më të larta do të jenë faturat mesatare.

“Për një faturë mesatare prej 1800 denarëve, kjo nënkupton rritje të kostos prej 250 denarë. Nëse fatura është 2000 denarë, nga gushti do të kushtojë 2800 denarë”, theksoi Bislimovski.

Arsyeja e të gjitha rritjeve të çmimeve, sipas tij, është çmimi i gazit natyror.

“Këto pak ditë çmimi i gazit natyror është rritut shumë, rreth 2200 dollarë për metër kub normal, ky është një çmim që askush nuk mund ta parashikonte, qoftë edhe në skenarët më të këqi. Fatkeqësisht, ne duhet të jetojmë me këto çmime të larta dhe duke pasur parasysh që edhe vendet e Evropës po përballen me probleme për sigurimin e gazit natyror”, tha ai.

Ndryshe, kompania shtetërore Elektranat e Maqedonisë së Veriut (EMV) do të marrë përsipër ngrohjen në Shkup pasi Komisioni Rregullator për Energjetikë ia hoqi tri licencat “Balkan Energy Group” (BEG). Pasi kryetarja e Qytetit të Shkupit Danela Arsovska tha se qyteti nuk mund ta marrë ngrohjen edhe pse ka ndërmarrjen “Sistemin energjetik të qytetit”, e cila është themeluar pikërisht për këtë aktivitet nga pushteti i kaluar i qytetit, Qeveria ka ngarkuar EMV që të themelojë kompanitë e veta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button