Sukseset e Ylli Morinës po radhiten, së shpejti ai do të ketë emisionin e tij matematikor në televizion

Gjeniu i matematikës Ylli Morina, rrëfimin e të cilit Meta.mk dhe Portalb.mk e publikoi në episodin e 36-të të “Shortcut”, së shpejti do të ketë emisionin e tij matematikor në programin e dytë të Radio Televizionit të Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.

Ai tashmë e ka ndarë me publikun pilot emisionin e parë, ndërsa nga shtatori, siç tha për Meta.mk nëna e tij Imrane, do të vazhdojnë gjirimet dhe do të ketë një serial prej rreth 16 episodesh.

Deri më tani, Ylli 13-vjeçar, i ka transmetuar njohuritë e tij përmes kanalit të tij në YouTube, si dhe ka mësuar në komunikim të drejtpërdrejtë studentë nga vendi dhe jashtë vendit.

Që nga publikimi i rrëfimit për Yllin e deri tani, gjeniu i ri ka pasur një takim me kryetarin e shtetit Stevo Pendarovski dhe ministrin e Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri. Me ta ai bisedoi për sukseset e tij, por edhe për nevojën e reformave në arsim, duke përfshirë një program të përshtatur arsimor, i cili është i domosdoshëm për përparimin e studentëve që tashmë shkëlqejnë në një shkencë të caktuar.

Siç ka raportuar tashmë Meta.mk, Ylli Morina shkollimin do ta vazhdojë në shkollë private.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button