Thirrje në Facebook: Të gjithë kundër Ziadin Selës
Pas emisionit të mbrëmshëm ‘Rruga Drejt’ në të cilin mysafir ishte kreu i Komunës së Strugës Ziadin Sela, në rrjetin social Facebook është hapur një faqe e titulluar ‘Të gjithë kundër Ziadin Selës’.
Krahas komenteve pozitive për guximin e Selës dhe për gjërat e thëna troç, në faqen kundër Selës e cila është hapur siç shkruhet nga anëtarët e sinqertë të PDSH-së mes tjerash thuhet:
‘Nga anëtarët e sinqertë të PDSH-së , opozitarëve tjerë, kemi vetëm një mesazh për kryetarin e Komunë së Strugës Ziadin Sela: Të lutemi, kryej obligimet dhe realizo premtimet që qytetarët e Strugës t’i kenë kushtet më të mira, lëri punët e partisë, kështu do të mbetesh i respektuar nga të gjithë”. / Alsat-M