Dënime me kusht për dhunuesit në protestën anti-europiane para Kuvendit të RMV-së

Shtatë protestues nga tetë të cilët ishin të dhunshëm me datë 5 korrik kur morën pjesë në turmën e cila e sulmoi policinë gjatë protestave anti-europiane para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut morën dënim me kusht pas pranimit të fajit, shkruan Portalb.mk.

Nga paraqitja e tyre në gjykatë, disa thanë se janë penduar për atë që po ndodh. Vetëm njëri tha se nuk e ka kryer krimin për të cilin është ndjekur penalisht. Emrat e të dënuarve janë: Mlladen Ristovski, Ivan Josifovksi, Sllavço Simonovski, Bojan Stefanovski, Nikolla Mihajllovski, Viktor Stojkov dhe Shtefan Shuman.

Sipas vendimit të Gjykatës Penale, të akuzuarit mund të dënohen me dy vite burgim nëse brenda katër viteve të ardhshme kryejnë vepër penale. Të gjithë janë të rinj, ndërsa tre nga to janë në shkollë të mesme.

Xhamat dhe fasadat e dëmtuara të Qeverisë, Kuvendit dhe Ministrisë së Jashtme janë pjesë e bilancit të protestave të 5 korrikut para këtyre institucioneve kundër propozimit francez. U lënduan 47 policë, 11 prej tyre në gjendje të rëndë, ndërsa dy me lëndime serioze u shtruan në spital.

Përfundoi protesta antievropiane në Shkup, ka policë të lënduar dhe protestues të arrestuar

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button