Katër muaj burg për Cufi Kokën

Katër muaj burg për Cufi Kokën, personin i cili shtiu me armë në sheshin Skëndërbeu, gjatë protestave të organizuara nga opozita maqedonse kundër propozimit francez. Për gjuajtje, ai mori dënim nën minimale, transmeton Portalb.mk.

Siç raporton Telma, me siguri bëhet fjalë për pranim të fajit. Prokuroia paralajmëroi se do të ankohet për lartësinë e dënimit, pasi të pranojë dënimin me burg.

Cufi Koka u përndjek për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, vepër në të cilën është parashikuar dënim prej një deri në pesë vjet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button