Mariçiq: Në shtator do të fillojë skriningu sipas klasterëve dhe kapitujve

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq deklaroi se sa i përket 45 përqind e legjislacionit të vendit është i harmonizuar me BE-në. Sipas tij, nëse vazhdohet me atë dinamikë, tempoja do të jetë më e shpejtë se e Serbisë dhe Malit të Zi, të cilët negociojnë tashmë dhjetë vite. Në lidhje me procesin e skriningut, ai tha se në shtator fillon skriningu edhe sipas klasterëve dhe kapitujve, transmeton Portalb.mk.

“Fillimisht në fazën e parë do të shkojmë me plotësimin e atij skriningut sqarues, ku Komisioni Evropian do të na sqarojë se çfarë është ajo që duhet ta harmonizojmë deri në anëtarësim, ndërsa më pas edhe ai bilateral kur do të kyçen vendet anëtare me informatat e tyre, me pikëpamjet e tyre dhe në bazë të asaj, ajo do të zgjasë 14-16 muaj dhe në atë periudhë ne do të duhet të përpunojmë edhe ato dokumentet kyçe”, deklaroi Mariçiq për TV Alsat.

Ekipe nga vendi dhe nga BE dje të Bruksel mbajtën mbledhjen e parë për të ashtuquajturin proces të skriningut, përkatësisht shqyrtim të harmonizimit të së drejtës së BE-së me gjendjet e vendit kandidat, që të mund të përgatitet për Union. Maqedonia e Veriut dje zyrtarisht filloi skriningun pas mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button