Me projektin “Komunitetet gjithëpërfshirëse për të rinjtë” do të avancohet përfshirja e të rinjve

Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë (KRNM) sot i prezantoi qëllimet e projektit më të ri “Komunitetet gjithëpërfshirëse për të rinjtë” që e  implementojnë së bashku me Fondacionin për zhvillim të bashkësive lokale – Shtip, SFERA Internacional – Manastir dhe Youth Empowerment Platform (Platforma për Fuqizimin e Rinisë) – Gostivar.

Qëllimi kryesor i projektit është, siç thonë autorët, përmirësimi i qeverisjes lokale nëpërmjet rritjes së gjithëpërfshirjes së proceseve lokale dhe ndikimit të të rinjve në shoqëri.

“Aktivitetet dhe mundësitë që i ofron projekti synojnë angazhimin e organizatave rinore të shoqërisë civile në mbështetje të komuniteteve të tyre lokale, të përdorin mekanizmat ekzistues për pjesëmarrje në politikat lokale dhe proceset e marrjes së vendimeve që kanë të bëjnë me nevojat e tyre dhe nevojat e anëtarëve të tyre”, thuhet në njoftimin nga konferenca e sotme.

Mariana Angellova, Sekretarja e Përgjithshme e KRNM-së, theksoi se krijimi i komuniteteve lokale gjithëpërfshirëse do të ketë mirëkuptim për nevojat e të rinjve, kurse si bazë për formimin e tyre nevojitet thellim dhe përmirësim i Ligjit për pjesëmarrjen rinore dhe politikat rinore .

“Si rezultate të prekshme të projektit gjatë 30 muajve të ardhshëm pritet të forcohen kapacitetet e të paktën 30 organizatave rinore dhe të paktën 8 këshillave lokale rinore, për të monitoruar zbatimin e Ligjit për Pjesëmarrje Rininë dhe Politikat Rinore, e më pas do të hartohen 8 raporte monitorimi për secilin nga rajonet e planifikimit dhe një Raport Nacional që do të përfshijë institucionet nacionale”, thuhet në njoftim.

Në konferencën e mbajtur për shtyp, u theksua edhe fakti se në kuadër të projektit do të zhvillohet një metodologji për matjen e përfshirjes së të rinjve në njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe do të mbështeten nisma lokale në së paku 15 organizata rinore dhe grupe joformale të të rinjve.

Projekti financohet nga Bashkimi Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button