Pas mesnate ulet çmimi i benzinës
Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRrE) miratoi vendimin me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës. Pas mesnate çmimi i benzinës Eurosuper BS 95 dhe 98 ulet për 3 denarë për liter ndësa çmimi i derivative tjera nuk ndryshon, transmton Portalb.mk.
Pas mesnate kështu do të jenë çmimet e derivative:
- Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 102,50 (denarë/litër)
- Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 104,50 (denarë/litër)
- Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 100,00(denarë/litër)
- Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1)98,00 (denarë/litër)
- Mazut М-1 SU 50,903(denarë/kilogram)
Sipas KRrE-së kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i lartë për 1,742%.