U arrestua burri nga Velesi, rrahu një bashkëqytetar i cili nga plagët e marra vdiq

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njofton se një burrë nga Velesi është arrestuar për shkak se dyshohet se ka rrahur një burrë tjetër nga Velesi, i cili më pas nga plagët e marra ka ndërruar jetë, transmeton Portalb.mk.

“Pas masave dhe aktiviteteve dhe koordinimit të SPB Veles, SPB Strumicë dhe Prokurorisë Themelore Publike Veles, me datë 14.07.2022 në ora 22:45 në vendin e quajtur “Stara Mrdaja” në Dojranin e Vjetër, zyrtarët policorë nga SPB Gjevgjeli kanë privuar nga liria G.S. (43) nga Velesi. Ai dyshohet se më 09.07.2022 në një kazino në Veles e ka sulmuar dhe lënduar D.V.(46) nga Velesi, i cili ka ndërruar jetë më 13.07.2022 në Spitalin e Përgjithshëm në Veles”, njoftoi MPB.

Nga Ministria shtojnë se pas masave të marra, u konstatua se më datë 07.09.2022, D.V. me lëndime është dërguar në spitalin e Velesit dhe në një bisedë zyrtare me zyrtarët policorë ka deklaruar se nuk i kujtohet se si i ka marrë lëndimet, e më pas me iniciativë është larguar nga spitali.

“Më datë 13.07.2022 është gjetur në shtëpinë e tij në gjendje të rëndë dhe është transportuar sërish për në spital ku edhe ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit publik është kryer autopsia e trupit dhe është konstatuar se vdekja ka ndodhur si pasojë e lëndimeve të marra”, thonë nga Policia.

Pas marrjes së masave, kryerjes së bisedave me disa persona, si dhe këqyrjes së kamerave të sigurisë nga kazinoja, u zbulua se autori i krimit ishte G.Sh, i cili u gjet dhe u privua nga liria në Dojran.

Policia thekson se pas dokumentimit të plotë të rastit dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike Veles, kundër tij do të bëhet kallëzim penal përkatës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button