Ka nisur procedura për ekstradimin e Ivanagiqit, i dyshuar për bashkëpunim me Muhamed Zeqirin

Ministria e Drejtësisë njoftoi se ka filluar procedura për ekstradimin e shtetasit kroat Daniel Ivanagiq nga Sllovenia. Nga INTERPOL Shkupi është marrë njoftim se Ivanagiqi është privuar nga liria në Slloveni në bazë të fletarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet kompetente gjyqësore, transmeton Portalb.mk.

“Kërkesa për ekstradim është dorëzuar në Ministrinë sllovene të Drejtësisë në përputhje me afatet e përcaktuara me Ligjin për bashkëpunim ndërkombëtar në çështjet penale dhe Konventën Evropiane për ekstradimin, për shkak të dyshmeve të bazuara për kryerjen e veprës penale kepërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”, njoftoi Ministria e Drejtësisë.

Ivanagiq që nga dje ndodhet në paraburgim për ekstradim në Slloveni, i cili sipas informacioneve jozyrtare është arrestuar në kufi kur ka tentuar të hyjë në Kroaci. Ai është i dyshuar për të njëjtin rast me ish-sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zeqiri. Ivanagiq është menaxher i kompanisë konsulente “Interholding” nga e cila, sipas Prokurorisë, Zeqiri ka porositur studimin e fizibilitetit.

Ndryshe, Prokuroria dyshon se sekretari i Përgjithshëm në periudhën nga prilli 2021 deri në janar 2022, pa kryer prokurim publik, ka lidhur kontrata për shërbime konsulence me një kompani në vlerë të përgjithshme prej rreth 941.985 euro, që është për rreth 147.000 euro më shumë se 795.000 euro, shumë që është rënë dakord për shërbime konsulence.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button