Edi Rama: Sali Berisha i përfshirë në trafik droge, kemi provat e trafikut, janë fakte tronditëse

Kryeministri Edi Rama ka artikuluar mbrëmë një akuzë bombë në adresë të Sali Berishës, Flamur Nokës, Lulzim Bashës dhe Bujar Nishanit. Rama pohoi se Sali Berisha dhe rrethi i tij janë përfshirë në trafik droge, ndërsa pranoi se në Shqipëri është kryer trafik droge me avion. Kryeministri pohoi se mazhoranca ka tashmë prova për trafik droge me avionë gjatë qeverisjes së Berishës. Kryeministri pohoi se faktet janë tronditëse.

Trafiku i drogës nga ajri që prej muajsh po mban mbërthyer debatin publik dhe politik në vend është pranuar edhe nga kryeministri Edi Rama. Referuar gjetjeve të komisionit hetimor për trafikun e drogës nga Forcat e Armatosura nën kryesimin e depuetetes Ermonela Felaj, Rama tha se ky trafik është zhvilluar gjatë qeverisjes së PD.

Duke deklaruar se ai dhe Ministrja e Mbrojtjes janë në dijeni të informacioneve të klasifikuara, Rama tha se ky trafik ka ndodhur para shtatorit 2013.

Nëse ka struktura policore dhe ushtarake të përfshira në këtë trafik, Rama nuk ka dhënë shumë detaje, por thekson se është tronditur nga informacioni që ka marrë nga Komisioni hetimor.

“Nuk dua të jap detaje, por informacioni që unë kam marrë nga komisioni hetimor më ka tronditur për faktin se provat, të cilat unë nuk kam dashur t’i besoj se në Shqipëri mund të kishte trafiqe të tilla, tregonin se kishte një veprimtari të tillë më parë. Kjo ka ndodhur në periudhën kur qeverisnin këta zotërinj që sot me zell të madh bëjnë denoncimet”.

Deklaratat kryeministri Rama i bëri gjatë një interviste në emisionin “Top Story” të gazetarit Sokol Balla në Top Channel.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button