Shkup, nxënësit e shkollave të mesme edhe gjatë pushimeve verore transportin publik do ta kenë falas 

Këtë pushim veror, rreth 23.000 nxënës të shkollave të mesme do të mund të shfrytëzojnë transportin publik falas për të vijuar mësimet shtesë, mësimet praktike, si dhe për të vizituar aktivitete kulturore, sportive apo aktivitete tjera, ka vendosur sot Këshilli i Qytetit të Shkupitnë seancën e 13-të, transmeton Portalb.mk.

“Bileta falas viteve të kaluara vlenin vetëm gjatë vitit shkollor, ndërsa për muajt e pushimit veror mund të merrnin biletë mujore me çmim preferencial, prej 600 denarë për shfrytëzimin e të gjitha linjave, për një muaj, gjegjësisht për korrik ose gusht. Me vendimin e sotëm të Këshillit të Qytetit të Shkupit, ata do të mund të lëvizin pa pagesë”, thuhet në njoftimin e Qytetit të Shkupit.

Transporti falas vlen për të gjithë nxënësit e arsimit të mesëm të obligueshëm në shkollat ​​e mesme nën ingerencat e Qytetit të Shkupit, si dhe për ata që mësojnë në shkollat ​​e mesme shtetërore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button