Aksident i rëndë trafiku në Ratajë të Tetovës, tre persona të lënduar

Me datë 07.08.2022 në ora 07:30 në rrugën lokale në fshatin Ratajë të Tetovës ka ndodhur një aksident trafiku mes veturës së Opel corsa i drejtuar nga R.P.(30) dhe veturës Fiat Cinquecento i drejtuar nga L.S. (54), të dy me targa të Tetovës, transmeton Portalb.mk.

Pas aksidentit drejtuesit R.P., L.S. dhe pasagjeri në automjetin “Fiat” A.J.(67), të gjithë nga fshati Ratajë, janë transportuar në Spitalin klinik të Tetovës, ku A.J. i janë konstatuar lëndime të rënda fizike, dhe R.P. dhe L.S. lëndime trupore.

Kontroll është kryer nga ekipi inspektues i SPB-Tetovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button