Dramaturgu nga Kosova dhe gazetari nga Greqia fitues të çmimit “Ballkani – Zemra e Evropës” në Prespë

Në edicionin e 20-të të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “Aktori i Evropës” do të shpërblehet disa personalitete të rajonit për aktivitetet e tyre në fusha të ndryshme, transmeton Portalb.mk.

“Karta e Madhe tradicionale “Ballkani – Zemra e Evropës” iu dha këtë vit gazetarit grek Christos Matis dhe dramaturgut kosovar Haqif Muliqi”, raportoi Ministria e Kulturës në Maqedoninë e Veriut.

Në këtë edicion planifikohet që çmimi “Çelësat e Prespës” t’i jepet Metodija Ionovskit dhe Gotse Ristovskit, për hulumtimet dhe krijimtarinë e botuar për Prespën.

“Sot nga ora 21:00 para Pallatit në Resnjë do të fillojë Festivali i 20-të Ndërkombëtar Teatror “Aktori i Evropës”. Këtë vit, çmimi për arritje të jetës shkon për Mladen Nelevic nga Mali i Zi, për të cilin do të shfaqet një portret artistik me të gjitha krijimet e tij teatrale dhe filmike”, sqaroi Ministria, ndërsa do të përmbyllet më 11 korrik.

Laert Vasili nga Shqipëria do të interpretojë veprën “Agamemnoni” nga Eskili.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button