MPB: Nëse i njihni këto huliganë, paraqitni në polici (VIDEO)

Ministria e Punëve të Brendshme apelon deri te qytetarët që nëse dikush i njeh ndonjërin nga huliganët në fotografi apo video ta paraqet në MPB, njofton Portalb.mk.

“Nëse dikush e njeh personin në video që hodhi koktejin e molotovit në drejtim të policisë dhe godinës së Kuvendit, të lajmërojë në numrin e telefonit 192 ose në stacionin më të afërt të policisë. Pavarësisht nëse kallëzimi është anonim apo jo, punonjësit e policisë do të veprojnë dhe në rast të vërtetimit të identitetit do të merren masat e duhura ligjore ndaj autorëve”, thonë nga MPB.

Ministria gjithashtu apelon qytetarët që të mos lejojnë të futen në skenarët e askujt dhe as në ndonjë incident të dhunshëm, sepse do të merren masat rigoroze dhe nuk do të tolerohet prishja e qetësisë dhe sigurisë.

“Çdo dialog duhet të bëhet në institucionet e sistemit, dhe policia maqedonase është pikërisht garantuesi i sigurisë së atyre institucioneve, shtetit dhe qytetarëve të tij”, thonë nga MPB.

Ndryshe, mbrëmë ka pasur protesta të dhunshme antievropiane në Shkup, kundër propozimit francez për tejkalimin e bllokadës bullgare.

Në protestat e mbrëmshme u arrestuan 11 persona, dy prej të cilëve të mitur. U lënduan 47 policë, 11 prej tyre në gjendje të rëndë, ndërsa dy me lëndime serioze janë shtruar në Klinikën e neurokirurgjisë. Sipas MPB-së  janë arrestuar 11 dhunues.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot pas vizitës së policëve të lënduar në klinikën “Nënë Tereza” në Shkup, tha se kanë informacione se një grup i caktuar po përgatit koktej molotovi për protestat e paralajmëruara sonte, ndërsa për përshkallëzimin e mbrëmshëm tha se sulmi ndaj zyrtarëve dhe institucioneve nuk është demokraci, por vandalizëm dhe dhunë. Skenat e mbrëmshme ai i krahasoi me sulmin në Kuvend më 27 Prillin e famshëm.

Sipas paralajmërimeve, protestat do të vazhdojnë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button