Tetovë, treni përlaset me veturën, 5 të lënduar

Informacionet e para flasin për 4 ose 5 persona të lënduar në përplasjen qe ndodhi sot rreth orës 19.00 te rruga që kalon mbi hekurudhe te fabrika ‘Teteks’ për në fshatrat Falish dhe Strimnicë.

Sipas informatave jozyrtare në taksi veturën “Seat Kordoba” kanë qene 4 ose 5 persona të një familje të cilët nga Tetova kanë udhëtuar për në fshatin Falish. 

Pas aksidentit, të lënduarit menjëherë janëe dërguar në spitalin e Tetovës, një grua është ndaluar për trajtim kurse të lënduarit e tjerë janë dërguar me urgjencë në klinikën e Shkupit për shkak të seriozitetit të plagëve. Ende nuk dihet si është gjendja e tyre.

Duhet theksuar se ne këtë mbikalim dhe në mbikalimet e tjera nuk ka ndalesë fizike, madje mungojnë shenjat e komunikacionit, dhe shpesh here ndodhin fatkeqësi me pasoja fatale. 
Vitin e kaluar në kalimin e fshatit Sedllarcë jetën e humbi një i ri. Përkundër fatkeqësive të shpeshta organet kompetente nuk ndërmarrin masa për të mbrojtur qytetarët.

Lajme të ngjashme

Back to top button