Në industrinë e Maqedonisë së Veriut është regjistruar rritje e prodhimit dhe ulje e numrit të punëtorëve

Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit maj është regjistruar për 1.7 përqind ulje e numrit të punësuarve, derisa prodhimi industrial ka shënuar rritje për 8.5 përqind, transmeton Portalb.mk.

“Numri i të punësuarve në industri gjatë muajit maj të vitit 2022, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shënon rënie tek Energjia për 5.1 %, dhe tek Prodhimet jo të qëndrueshme për konsum të gjerë 5.5 %, ndërsa rritje u vërejt tek Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 1.0 %, Prodhimet kapitale për 2.0 %, dhe tek Prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjerë për 2.4%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Enti sqaroi që prodhimtaria shënoi rritje te Energjia për 58.3 %, Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 3.3 %, Prodhimet kapitale për 8.7 %, Mallra të qëndrueshme të konsumit të gjerë për 20.4 % dhe tek Mallra jo të qëndrueshme për konsum të gjerë për 1.9 %.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button