Alarm i rrejshëm për bombë në stacionin e hekurudhave të Shkupit

Në stacionin e hekurudhave në Shkup u shkaktua panik pasi u tha që kishte bombë. Por, kjo rezultoi të mos jetë e vërtetë pasi panika u shkaktua nga një valixhe e cila ishte me rroba, transmeton Portalb.mk.

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se nuk ka pasur rrezik pasi bëhej fjalë për një grua të moshuar e cila e kishte lënë valixhen e saj me rroba.

“Sot në SPB Shkup është raportuar se një valixhe është lënë në hapësirën e Stacionit Ndërkombëtar të Autobusëve – Qendra Transportuese pranë një bankomati. Menjëherë janë marrë masat dhe aktivitetet e duhura, janë bërë kontrollet e nevojshme dhe është konstatuar se ka qenë një grua e moshuar e cila ka lënë valixhen, në të cilën kishte rroba, gjegjësisht nuk ka rrezik për qytetarët”, thanë nga MPB.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button