Borxh rreth 80 mijë euro, regjistrim jo i plotë në Regjistrin Qendror, disa nga parregullsitë e regjistruara nga Revizioni në “Parkingun” e Kumanovës

Enti Shtetëror për Revizion ka kryer kontrollet e parapara në Ndërmarrjen Publike “Parking” – Kumanovë, duke konstatua disa parregullsi, për çka ka rekomanduar edhe zgjidhje për tejkalimin e këtyre problemeve, transmeton Portalb.mk.

“Në vlerë prej 4 892 000 denarë nuk janë paguar detyrime kundrejt Buxhetit të RMV-së në bazë të kompensimit për shfrytëzimin e hapësirës për parking”, është një nga vërejtjet e regjistruara nga Enti.

Revizioni ka sqaruar që nuk është kryer plotësisht regjistrimi në Regjistrin Qendror të RMV-së, për çka ka rekomanduar të vazhdohen aktivitetet deri në realizimin e plotë.

“Për kërkesat e evidentuara për të cilat ekziston pasiguri e madhe për arkëtimin e tyre, nuk është kryer harmonizimi i vlefshmërisë”, theksojnë nga Revizioni.

“Parkingu” duhet  të realizojë në kohë detyrimet për shfrytëzimin e hapësirës për parking, ndërsa është konstatuar edhe humbje financiare si rezultat i marrjes së kompetencave në pjesën e ndriçimit publik nga objektet afariste.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button