Maqedonia e Veriut e dyta në Evropë për nga përqindja e të punësuarve në “bixhoz dhe baste” (Infografik)

Vendi në vitin 2019 sipas përqindjes së të punësuarve në aktivitetet e lojërave të fatit dhe basteve nga numri i përgjithshëm i punonjësve, është në vendin e dytë famëkeq në Evropë, menjëherë pas Maltës, me 1.31 për qind të numrit të përgjithshëm të të punësuarve, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Sipas të dhënave të Eurostat-it, krahasuar me vendet anëtare të BE-së, por edhe me Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Turqinë dhe Mbretërinë e Bashkuar, në vitin 2019 vendi kishte rreth 797.600 të punësuar, ndërsa rreth 10.300 prej tyre ishin në biznesin e “bixhozit dhe basteve”.

Vetëm në Maltë, e cila njihet si vend që kultivon baste online, përqindja më e lartë e punonjësve janë në këtë biznes. Gjegjësisht, nga 254.700 punonjës, rreth 9.300 janë në industrinë e lojërave të fatit. Pra, përqindja është 3.73 për qind.

Përqindja është më e ulëta në Turqi, me vetëm 0.04 për qind, ku nga rreth 28.078.900 të punësuar, rreth 11.400 punojnë në industrinë e “bixhozit dhe basteve”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button