Nuk është zbatuar plotësisht regjistrimi i mjeteve dhe detyrimeve, dyshime për financat në Stomatologjinë e Shkupit, vlerësoi revizioni

Enti Shtetëror për Revizion në Maqedoninë e Veriut ka kryer revizionin e Qendrës Klinike Universitare të Stomatologjisë, duke konstatuar parregullsi të ndryshme, transmeton Portalb.mk.

“Është cenuar pavarësia organizative, profesionale dhe funksionale e njësisë për revizion të brendshëm. Regjistrimi i mjeteve dhe detyrimeve nuk është zbatuar në tërësi”, raportoi Enti.

Në mendimin përfundimtar, Enti ka shprehur mendim të pavolitshëm në lidhje me vërtetësinë dhe objektivitetin e raporteve financiare dhe rezerva në lidhje me transaksionet financiare.

“Nuk është vendosur evidence për konsumin e stoqeve nga njësitë organizative dhe pacientët, nuk është vendosur dhe nuk është miratuar normative për sasinë e materialeve të cilët përdoren gjatë dhënies së shërbimeve të caktuara shëndetësore”, raportoi Enti.

Në gjendjen e konstatuar, theksohet që në pjesë nga procedurat e zhvilluara për prokurime publike ka zbatim joadekuat të Ligjit për prokurim publik. Enti alarmoi që gjatë blerjeve publike nuk është zbatuar Ligji për Prokurim Publik.

“Gjatë vitit 2020 klinika ka marrë pëlqimin për punësim të rregullt të 17 personave, gjatë të cilës 8 nga vendet e planifikuar janë identike me vendet e punës për të cilat personat punësohen me kontratë punë”, raportoi Enti, duke rekomanduar që angazhimi i personave me kontratë pune të kryhet në përputhje me nevojat reale.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button