Për herë të parë në Shkup po mbahet Streed Food Week, argëtim në hapësirë të hapur me muzikë dhe ushqim

Edicioni i parë i festivalit Street Food Week po mbahet këtë javë në qendër të Shkupit, në organizim të Bistro Comedy, njofton Europe House. Në hapësirën përballë Teatrit të Komedisë, nga 13-17 qershor prezantohen 10 stenda me ushqime pas orës 19:00, transmeton Meta.mk.

Ky festival po shoqërohet me muzikë nga pesë DJ dhe synimi kryesor është mbështetja e bizneseve të vogla nga qytetarët. Në edicioni e parë të Streed Food Week do të jenë Mustacos, Fat Kitchen, Jojo BBQ, Scoop Gelato, Oljo’s street food, Hand Made Noodles, Pasta Linda, Three Hundred Rabbits, More Mania dhe Slatkogram, të cilat do të prezantohen në ditë të ndryshme.

Shndërrimi i hapësirave publike të pashfrytëzuara dhe parkingjeve në vende për shitësit e ushqimeve në rrugë është një trend që është zgjeruar në vitet e fundit nëpër qytetet evropiane, të cilat në Shkup deri më tani kanë qenë të pazhvilluara.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button