Nuk duam dhe nuk kërkojmë konflikte, por garantojmë territorin e NATO-s, deklaroi ministrja Petrovska në Bruksel

Në Bruksel janë mbajtur takimet e ministrave të mbrojtjes së NATO-s, ku u diskutua ndër të tjera për gjendjen në Ukrainë, investimet dhe mbështetja për rritjen e kapaciteteve të NATO, transmeton Portalb.mk.

“Qëllimi jonë është i qartë – NATO është një aleancë për mbrojtje e cila nuk do të lejojë shkatërrimin e sigurisë së territoreve të vendeve anëtarë, dhe çdo anëtarë është i përkushtuar dhe i bashkuar drejt këtij qëllimi. Nuk duam dhe nuk kërkojmë konflikte, por fuqishëm garantojmë për territorin e NATO-s dhe sigurinë dhe qytetarëve”, deklaroi ministrja e mbrojtjes në Maqedoninë e Veriut, Sllavjanka Petrovska.

Takimet u realizuan në dy sesione, ku u mbështet ideja për rritjen e buxhetit për nevojat e ushtrisë, me së paku 2 përqind të bruto prodhimit vendor, ashtu që së paku 20 përqind për pajisje dhe hulumtime për zhvillim. Petrovska theksoi që Maqedonia e Veriut një të tretën e buxhetit të ushtrisë e ka dedikuar për furnizimin dhe modernizimin e ushtrisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button