Ministri vazhdon të kërkojë zgjidhje për emrat e shkollave në Çair

Do të gjendet zgjidhje e pranueshme për emrat e shkollave në Çair. Kështu ka premtuar ministri i ri i arsimit Spiro Ristovski, i cili theksoi se dikasteri të cilin e drejton është në bisedime të vazhdueshme me drejtuesit e Çairit për emrat e 4 shkollave në këtë Komunë, transmeton Alsat-M.

Sipas Ristovskit, dyja palët po mundohen të gjejnë zgjidhje adekuate, duke u kujdesur që gjatë këtij kontesti të mos dëmtohen nxënësit.

“Vazhdojnë bisedimet me komunën e Çairit. Interesi ynë si ministri kompetente dhe e Komunës së Çairit janë nxënësit, dhe nuk do të lejojmë që në asnjë fazë, asnjë prej nxënësve në ato 4 shkolla të ketë problem. Shoh gatishmëri te Komuna e Çairit, që bashkërisht të gjejmë zgjidhje të pranueshme që në fund të kësaj situate të mos kenë asnjë problem nxënësit”, tha Spiro Ristovski, Ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Nxënësit e shkollës fillore “Ismail Qemali” dëftesat i morën me emrin e vjetër të saj “Rajko Zhinzifov”. Kryetari i Çairit, Izet Mexhiti për 24 vesti ka thënë se ” kjo është një zgjidhje e përkohshme pragmatike”.

Lajme të ngjashme

Back to top button