Kerry në Doha, shqyrtohet si të armatosen kryengritësit sirianë

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry ka arritur në Doha të Katarit, për tu takuar me ministrat e jashtëm të grupit “Miqtë e Sirisë”, me ç’rast pritet të bisedohet se si të armatosen kryengritësit që po luftojnë kundër regjimit të presidentit Bashar al-Assad.

Ministrat e jashtëm të Britanisë, Egjiptit, Francës, Gjermanisë, Italisë, Jordanisë, Katarit, Arabisë Saudite, Turqisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, po ashtu pritet të marrin pjesë në mbledhjen që fillon sot, raporton rel.

Javën e kaluar, Shtetet e Bashkuara tha se ka dëshmi se qeveria e Sirisë kishte përdorë armatim kimik dhe se Washingtoni tash është i gatshëm të fillojë dërgimin e armatimit për kryengritësit.

Bashkimi Evropian e ka tërhequr embargon e vet në furnizime me armatim për opozitën në Siri.

Lajme të ngjashme

Back to top button