Edhe fëmijëve të Karposhit u shkelen të drejtat e njeriut pasi nuk shkojnë në kopsht, thotë Komuna pas kërkesës nga Avokati i Popullit për të mos çregjistruar fëmijët nga komunat tjera

Avokati i Popullit i parashtroi kërkesë kryetarit të Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski që të tërhiqet vendimin për çregjistrim nga kopshtet të fëmijëve të cilët nuk janë banorë të Karposhit. Me këtë vendim cenohen të drejtat e fëmijëve dhe veprohet në kundërshtim me Kushtetutën, thonë nga Zyra e Avokatit të Popullit, shkruan Sdk.mk, transmeton Portalb.mk.

“Pas Vendimit të Këshillit Komunal, sipas të cilit, të gjithë fëmijët e regjistruar në kopshtet e komunës së Karposhit, ndërsa me vendbanim nuk i takojnë kësaj komune, të çregjistrohen nga kopshtet më së voni më 10 qershor 2022, Avokati i Popullit i dorëzoi një udhëzim (njoftim) Kryetarit të Komunës së Karposhit dhe Kryetarit të Këshillit të Komunës së Karposhit, për shkeljen e të drejtave të fëmijëve të përkujdesur në kopshtet e Komunës së Karposhit. Ua bëjmë me dije se vendimi i miratuar i cenon të drejtat e fëmijëve, i dëmton këta fëmijë dhe vepron në kundërshtim me interesat më të mira të fëmijëve të garantuara me Konventën për të Drejtat e Fëmijës dhe Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve, e njëkohësisht vepron në kundërshtim me Kushtetutën e Republika e Maqedonisë së Veriut dhe kërkoi heqjen e shkeljes së konstatuar”, thuhet në Udhëzimin e Avokatit të Popullit deri te Kryetari i Komunës Jakimovski.

Komuna e Karposhit, nga ana tjetër, edhe pas udhëzimit (njoftimit) nuk heq dorë nga vendimi për çregjistrimin e fëmijëve që nuk janë banorë të kësaj komuna. Thonë se marrëveshjet e drejtorëve për pranimin e fëmijëve nga komunat tjera janë të kundërligjshme, sepse paraprakisht ka pasur një vendim për rajonalizimin e kopshteve dhe shkollave në territorin e Komunës së Karposhit, që nuk është respektuar. Ai vendim është miratuar nga Këshilli Komunal , i firmosur nga Kryetari i Komunës dhe i botuar në Gazetën Zyrtare dhe me atë është fuqi e ligjit.

“Sa i përket të drejtave të njeriut, Komuna e Karposhit dëshiron të bëjë të ditur se fëmijët nga komuna jonë kanë të drejtë të mbulohen nga sistemi për mbrojtje të fëmijëve dhe jo të qëndrojnë në shtëpi dhe t’i shikojnë nga dritarja kopshtet në të cilët përkujdesen, edukohen dhe shkollohen fëmijë, prindërit e të cilëve nuk janë taksapagues të Komunës së Karposhit”, thonë nga Komuna e Karposhit.

Në Komunën e Karposhit 306 fëmijë janë në listën e pritjes dhe nuk mund të regjistrohen në çerdhe për shkak se nuk ka vend. Kryetari Jakimovski thotë se 200 fëmijë nga komunat tjera janë në ulëse të fëmijëve nga Karposhi dhe për këtë duhet t’i zgjidhë problemet e qytetarëve që e kanë zgjedhur në këtë funksion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button