Boris Johnson do të përballet me votëbesim si lider konservator

Kryetari i grupit parlamentar të konservatorëve në parlamentin britanik, Sir Graham Bradley, tha se deputetët konservatorë do të mbajnë një votëbesim ndaj kryeministrit britanik Boris Johnson këtë mbrëmje, transmeton Anadolu Agency (AA).

Njoftimi erdhi pas spekulimeve gjatë fundjavës se pragu prej 15 për qind i deputetëve ishte arritur.

Bradley tha se votëbesimi do të mbahet këtë mbrëmje midis orës 18:00 dhe 20:00 dhe rezultati do të shpallet menjëherë pas mbledhjes.

Nëse Johnson humb votimin brenda partisë së tij, ai do të duhet të japë dorëheqjen si kryeministër dhe menjëherë pas kësaj vijon gara brenda-partiake për ta zëvendësuar atë.

Për muaj me radhë, Johnson është kritikuar ashpër për festat gjatë bllokimit nga koronavirusi në Downing Street.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button