Prokuroria kërkoi paraburgim për 16 vjeçarin që goditi për vdekje një grua në rrugën e plastikave në Shkup

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup kërkoi nga gjykatësi për fëmijë në Gjykatën Themelore Penale paraburgim për 16 vjeçarin, i cili dje duke vozitur pa leje goditi për vdekje një grua në Shkup, transmeton Portalb.mk.

Nga prokuroria njoftuan se, dje fëmija pa patent shoferi ka vozitur veturën e babait të tij në bulevardin Nikolla Karev (i njohur si rruga e plastikave) në Shkup, ndërsa shpejtësinë  nuk e ka përshtatur me kushtet e vetive dhe gjendjes së rrugës dhe ndaj dendësisë së trafikut. Kur ka arritur para kryqëzimit Bit Pazar, nuk ka mundur të ndalojë në kohë veturës dhe me pjesën e përparme të djathtë të veturës ka goditur gruan e cila ishte kaluar në rrugë jashtë vendkalimit të shënuar për këmbësor. Nga goditja, ajo ka vdekur në vend ngjarje.

Policia dje njoftoi se, gruaja që ka ndërruar jetë ka pasur 47 vjet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button