Policia kriminale mundet në mënyrë efikase t’i zbulojë rastet e krimit ekologjik

Ndotje e ajrit, ujit, tokës, degradim të botës së egër, ulje të biodiversitetit dhe çekuilibrim të baraspeshës ekologjike. Çdo ditë jetojmë shumë aspekte të krimit ekologjik. Ekspertët theksojnë se ka luftë të duhur me krimin ekologjik, vetëm nëse policia kriminale në mënyrë efikase i zbulon veprat dhe grumbullon dëshmi të mjaftueshme, që të mundet në bazë të asaj të parashtrojë kallëzime penale deri te Prokuroria Publike, prej nga do të procesuohet deri te gjykata, shkruan Meta.mk, njofton Portalb.

Vetëdijësimi për krimin kundër mjedisit jetësor në vend është në nivel shumë të ulët. E ngjashme është edhe niveli i trajtimit të tij në institucionet të cilat duhet të na mbrojnë. Edhe pse legjislativa ligjore është e harmonizuar me legjislacionin evropian, megjithatë është i vogël numri i procedurave të parashtruara penale dhe të kallëzimeve, ndërsa edhe më i vogël është numri i dënimeve në gjykata.

Krimet e ndërlidhura me mjedisin jetësor nuk janë pa viktima, thonë nga Qendra për hulumtime dhe analiza juridike. Dëmin që e shkaktojnë ndaj eko-sistemit dhe mjedisi jetësor matet përmes rrezikut nga sëmundje, katastrofa ekologjike, ndryshime të pakthyeshme klimatike, kontaminimi i zinxhirit ushqimore, reduktimi i jetëgjatësisë dhe përfundimisht, përmes numrit të jetëve të humbura të njerëzve.

Megjithatë, edhe krahas kësaj, sipas një hulumtimi të realizuar nga Qendra për hulumtime dhe analiza juridike, për periudhën nga viti 2017 deri nga mesi i vitit të kaluar, në vend janë numëruar vetëm 185 lëndë gjyqësore të cilët tangojnë krim ekologjik. Prej tyre, 132 janë aktgjykime, ndërsa të tjera janë vendime dhe shkresa të ndryshme.

“Është shqiptuar vetëm një dënim me burg, 81 janë me kusht, 31 gjobë në të holla dhe një është me kusht me mbikëqyrje mbrojtëse. Gjobat në të holla janë në vlerë prej 300 deri në 500 euro tek 15 aktgjykime, tek pesë është ndarë gjoba prej 1000 euro dhe pjesa tjetër janë në rang prej 600 deri në 800 euro”, thotë për Meta-n Nikolla Jovanovski nga kjo qendër.

Një nga gjërat më të rëndësishme për mbrojtje më të lartë të mjedisit jetësor dhe natyrës është përforcimi i vetëdijësimit tek qytetarët dhe tek institucionet për ekzistimin e krimit ekologjik, konsideron profesoresha e Fakultetit për siguri, Marina Malish-Sazdovska. Sipas saj, shumë shpesh qytetarët aspek nuk i njohin veprat penale, madhe as nuk i denoncojnë. Kjo i përket edhe ndotjes së ujit të pijshëm, zjarret pyjore dhe shkretim të pyjeve, deponimit ilegal dhe tregtim me mbeturina dhe maltretim të kafshëve, si dhe tregtinë ilegale me kafshë të egra ose të rralla , sjellje të llojeve të reja dhe kryqëzimi i varieteteve të ndryshme. Të gjithë këto lloje penale, për fat të keq, janë edhe dukuri shumë të shpeshta me të cilat hasemi në përditshmëri.

“Në Itali, për shembull, është zbuluar rast i sjelljes ilegale të ujqërve nga Siberia që të kryqëzohen me disa lloje të qenve dhe të fitohen lloje të reja”, thotë Malish-Sazdovska.

Në Analizën e zbrazëtirave dhe mangësive – sfida dhe mundësi për kornizë institucionale dhe juridike të mjedisit jetësore, të cilën e punoi Qendra për hulumtime dhe analiza juridike, është konstatuar se në pjesën më të madhe janë sjellë aktet të cilët u dedikohen mbrojtjes dhe menaxhimit me mjedisin jetësor dhe janë konfirmuar funksionet e faktorëve kompetent si dhe përmbajtjet të cilat drejtëpërdrejtë ose indirekt e rregullojnë mjedisin jetësor.

Por, këtu, thekson Jovanovski, do të pyetemi se çfarë nëse ka ligje, kur të gjithë shohim se gjendja nuk është e mirë. Arsyet qëndrojnë në kapacitetet e pamjaftueshme administrative në nivel qendror dhe lokal të cilët nuk mund të sigurojnë zbatim efikas të legjislacionit relevant.

Për shembull, Inspektorati shtetëror për mjedis jetësor, si organ i vetëm i mbikëqyrjes inspektuese mbi zbatimin e ligjeve nga sfera e mjedisit jetësor, është kompetent për mbi 25 ligje dhe më shumë se 250 akte nënligjore, ndërsa funksionon me më pak se 50 për qind nga numri i paraparë i inspektorëve. E ngjashme është situata edhe në Ministrinë e Mjedisit Jetësor ku sistematizimi i vendeve të punës është plotësuar vetëm 55 për qind, që tregon në nivein shumë të ulët plotësimit dhe kapaciteteve të pamjaftueshme për zbatim të kompetencës ligjore të institucionit.

“Problem i madh është edhe mosekzistimi i gjykatave të specializuara për mbrojtjen e mjedisit jetësor. Në kuadër të projektit për menaxhim të mirë në bashkëpunim me ASJO përpunuam edhe Kurikulum për trajnim të gjykatësve dhe prokurorëve publikë. Pas tyre janë mbajtur edhe katër trajnime me gjykatës, prokurorë publikë dhe shërbimet profesionale si hap i parë në tejkalimin e kësaj mangësi”, thotë Jovanovski.

Se për të luftuar krimin ekologjik, duhet të punohet në edukimin dhe ekipimin e institucioneve shtetërore, pajtohet edhe profesoresha Malish-Sazdovska. Kjo, sipas saj, para së gjithash i dedikohet Ministrisë së Punëve të Brendshme, Doganës, Prokurorisë Publike dhe gjykatave. Sigurimi i kuadrit kompetent dhe profesional me numër të mjaftueshëm të të punësuarve, si dhe furnizim të mjeteve teknike janë domosdoshmëri, ndërsa duhet të përforcohet edhe bashkëpunimi ndërinstitucional, për shkak se krimi ekologjik është i organizuar.

Në vend, potencon ajo, ka shumë institucione të cilat janë mirë të ekipuara për ballafaqim me këto dukuri, por ka edhe disa të cilat duhet në mënyrë plotësuese të ekipohen. Konsideron se Ministria e Punëve të Brendshme duhet të vendosë repart të posaçëm i cili do të merrej vetëm me krim ekologjik.

“Tek ne më së shumti gjykohet për gjueti dhe peshkim të paligjshëm, ndërsa më pak për vepra kundër mjedisit jetësor. Disa raste janë refuzuar, që do të thotë se ka edhe denoncime jocilësore. Ato refuzohen nga Prokuroria, ndërsa nëse disa mbërrijnë edhe deri në gjykatë ka raste, ku për shkak të edukimit të pamjaftueshëm të gjykatësve dhe prokurorëve publikë, shqiptohen dënime shumë të vogla. Më së shpeshti ato ajnë aktgjykime në të holla dhe me kushte. Çdoherë kur ekziston politikë ndëshkuese nuk ka luftë të duhur të praktikës së keqe. Gjoba më e lartë deri tani është 100.000 euro, ndërsa kjo është rrallshmëri e vërtetë”, thotë Malish-Sazdovska.

Ajo thekson se nëse duam luftë të vërtetë me krimin ekologjik, policia kriminale duhet në mënyrë efikase t’i zbulojë veprat dhe të grumbullojë dëshmi të mjaftueshme që të mund të parashtrojë kallëzim penal cilësor deri te Prokuroria Publike, e cila prej nga do të procesuohet deri te gjykata.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button