Një vit Koncepti i ri në arsim: Nxënësit mendojnë më në mënyrë kritike, por mungojnë pajisjet

Në klasën e parë dhe të katërt ende ka klasa që nuk janë furnizuar mjaftueshëm me pajisjet, mjetet dhe materialet e nevojshme për zbatimin e duhur të kurrikulave të reja, në përputhje me Konceptin e ri për arsimin fillor. Nga ana tjetër, detyrat që i japin mësuesit shpesh paraqesin sfidë për nxënësit, gjë që nxit mendimin kritik dhe analizë të situatave të caktuara, përcjell Portalb.mk.

Këtë e kanë vërejtur këshilltarët e Byrosë për Zhvillimin e Arsimit (BZHA), të cilët gjatë muajve të kaluar i kanë vizituar mësimet me nxënësit e klasës së parë dhe të katërt, ku këtë vit për herë të parë janë aplikuar programet e reja. Pas realizimit të mbështetjes profesionale këshillimore të mësuesve, ata kanë dhënë konkluzione dhe rekomandime që shkollat ​​do të duhet t’i ndjekin për të përmirësuar mësimdhënien.

Siç ka njoftuar BZHA, për Meta.mk, vizitat e ekspertëve këshillëdhënës kanë përfshirë 174 shkolla fillore në zonat rurale dhe urbane, ndërsa mostra e mësimdhënësve përbëhet nga 653 mësimdhënës klasor të cilët mësimin e realizojnë me nxënës nga klasa e parë deri në të katërtën.

Sa i përket furnizimit të klasës me pajisjet e nevojshme për realizimin e kurrikulave në klasën e parë, dy të tretat e klasave janë plotësisht të pajisura, ndërsa një e treta pjesërisht me pajisje të përshtatshme për realizimin e kurrikulave.

“Në klasat pjesërisht të pajisura në klasën e parë zakonisht ka vetëm një kompjuter, në klasën e katërt vetëm një kompjuter ose një kompjuter dhe një projektor LCD në kombinim me vetëm disa tableta. Shkollat ​​dhe komunat (nën kompetencat e të cilave janë shkollat fillore) duhet të shqyrtojnë mundësinë e rregullimit dhe furnizimit shtesë me pajisjet dhe mjetet e nevojshme për mësimdhënie”, kanë theksuar këshilltarët.

Në klasat ku është konstatuar se furnizimi me mjete është i pjesshëm dhe atje ku nuk ka, më së shpeshti mësuesit zgjidhjet për mjetet e nevojshme për të realizuar përmbajtjen e planifikuar dhe të arrijnë standardet e bëjnë vetë.

“Pothuajse gjysma e mësuesve të cilët janë vizituar nga këshilltarët nuk planifikojnë apo planifikojnë pjesërisht integrimin ndërdisiplinor në kuadër të planifikimit javor. Disa nga mësuesit në planifikimin javor planifikojnë vetëm lëndët që do të integrojnë, por nuk planifikojnë termat/aktivitetet/standardet përmes të cilave do të bëhet integrimi, ndërsa mësues të tjerë në planifikimin javor nuk planifikojnë fare integrimin ndërdisiplinor, kurse në një pjesë të madhe ë orëve integrojnë përmbajtje nëpërmjet aktiviteteve me nxënësit”, kanë konkluduar këshilltarët.

Gjithashtu vihet re se është i pranishëm udhëheqja e mësimdhënësit dhe krijimi i një mjedisi stimulues duke dhënë shembuj interesantë dhe duke u lidhur me të mësuarit nga përvoja.

“Mësuesit bëjnë pyetje të menduara mirë që i nxisin nxënësit të marrin pjesë aktive në mësim, përdorin qasje ndërvepruese të punës me të cilat inkurajojnë pjesëmarrjen e duhur të nxënësve gjatë orës së mësimit, japin udhëzime mjaft të qarta dhe të kuptueshme për moshën e nxënësve. Detyrat që i japin mësuesit shumë shpesh paraqesin sfida për nxënësit, duke inkurajuar të menduarit kritik, analizën e situatës dhe zbatimin”, konkludojnë këshilltarët.

Këshilltarët në Byro japin disa rekomandime për përmirësimin e gjendjes dhe cilësisë së mësimdhënies, e një ndër to është që shkollat ​​të shqyrtojnë mundësinë e rregullimit shtesë dhe furnizimin me pajisje dhe mjete të nevojshme për mësimdhënie.

“Mësimdhënia duhet t’u përshtatet mundësive dhe karakteristikave të nxënësve, pra të aplikohet një qasje e diferencuar dhe e individualizuar në punë. Ora duhet të bazohet në diskutime, punë në grupe, kërkime, lojëra me role etj., në përputhje me udhëzimet e dhëna gjatë trajnimeve të realizuara nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit dhe udhëzimet e dhëna në vizitat eksperte-këshillimore. Për nxënësit e klasës së katërt është e nevojshme të sigurohen materiale mësimore edhe në letër”, theksojnë këshilltarët.

Ajo që mungon është rritja e bashkëpunimit të shkollave me prindërit e nxënësve përmes raportimit të rregullt tek prindërit për arritjet e fëmijëve të tyre që bazohen në dëshmi.

Mësuesit duhet të respektojnë parimet që janë bazë për futjen e lëndëve me zgjedhje të lira, që nënkupton inkurajimin dhe respektimin e interesave dhe afiniteteve të nxënësve në mënyrë që ata të bëjnë zgjedhjen më të përshtatshme”, thonë nga Byroja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button